E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dritan Goxhaj nuk do të ekstradohet, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Apelit

Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj nuk do të ekstradohet në Kosovë.

Gjykata e Lartë vendosi sot rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Apelit për ta dërguar atë në vendin fqinj, për llogari të Gjykatës Speciale.

Reklamë

Organi i akuzës u detyrua të ankimonte vendimin e Gjykatës së Apelit, pasi kjo e fundit refuzoi esktradimin e tij.

Në korrik të vitit të kaluar Dritan Goxhaj u arrestua nga policia me qëllim për ta përballur me akuzat për krime lufte gjatë kohës kur ai shërbente në Ushtrinë Çlirimtare.

Por gjykata e konsideroi ndalimin e tij si të paligjshëm.

Në këtë mënyrë Goxhaj nuk do të përballet me akuzat e Gjykatës Speciale të Kosovës, në Hagë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë