Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të premte se Dritan Dajti do të lirohet së shpejti.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha akuzoi qeverinë se kjo do të mundësohet falë ndërhyrjes së saj në sistemin e drejtësisë.

“Ekzekutohen për së dyti nga Edvin Hajduti katër dëshmorët e atdheut! Vrasësi serial Dritan Dajti drejt lirimit. Narko apeli i Elbasanit ka lënë në fuqi heqjen e katër dënimeve me vdekje për vrasësin serial. Edvin Hajduti duke përdorur SPAK-un e Narkopartisë dhe gjykatës kriminele, i hoqi në janar 2020 katër dënime me vdekje vrasësit të tyre serial dhe mikut të tij Dritan Dajti për vrasjen e katër oficerëve të policisë dhe i shndërroi ato në 25 vjet heqje lirie d.m.th. në 6 vite burg për një oficer policie të rënë në krye të detyrës. Këtë vendim kriminal të pashembullt në botë, Edvin Hajduti arriti që ta rikonfirmojë për së dyti për mikun e tij edhe në narkogjykatën e Apelit Elbasanit.”

Sipas ish-kryeministrit, Dritan Dajti e falenderoi kryeministrin Edi Rama për këtë të mirë që po i bën.

“Sot vrasësi serial Dritan Dajti, që po shkon drejt lirimit, i dërgoi një telegram mirënjohjeje mikut të vet Edvin Hajduti për ekzekutimin për së dyti të viktimave të tij.”

Në vitin 2009 Dritan Dajti ekzekutoi katër oficerë policie. Këta të fundit po përpiqeshin ta arrestonin Dajtin, pasi kishte vrarë biznesmenin Agim Beqo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *