E mërkurë, 14 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Drita e vetme e Juventusit në Cagliari ishte Zhegrova”! Gazeta e njohur italiane, vrer kundër Spallettit

Edon Zhegrova po fiton vlerësime në Itali, ndërsa vendimi për ta lënë jashtë listës së UEFA-s për Europa League ka hapur debat te Juventusi.

Prestigjiozja italiane “La Gazzetta dello Sport” ka kritikuar zgjedhjen e Luciano Spallettit, duke e cilësuar si një gabim lënien jashtë garave evropiane të sulmuesit anësor nga Kosova.

Reklamë

Sipas gazetës, paraqitja e tij në ndeshjen ndaj Cagliarit tregoi se mund të jetë një armë e rëndësishme për bardhezinjtë.

“Drita e Juventusit në errësirën e Cagliarit ka vetëm një emër: Zhegrova”, shkruan gazeta italiane, duke vënë në pah ndikimin që pati futbollisti kur u aktivizua nga stoli.

Reklamë

Zhegrova i dha më shumë gjallëri dhe paparashikueshmëri sulmit të Juventusit, duke treguar cilësitë e tij në hapësira të ngushta. Megjithatë, pavarësisht këtyre treguesve pozitivë, kosovari nuk mund të ndihmojë skuadrën në fazën e ligës së Europa League, pasi nuk është përfshirë në listën e dorëzuar në UEFA.

Vendimi lidhet edhe me situatën e tij gjatë merkatos së verës, kur Juventusi kishte shqyrtuar mundësinë e largimit të lojtarit. Tashmë, Zhegrova synon të shfrytëzojë mundësitë që do të ketë në kampionat për të bindur trajnerin.

Përjashtimi nga lista evropiane mbetet një pengesë për futbollistin shqiptar, por paraqitjet e fundit mund t’i japin më shumë hapësirë në planet e Spallettit për ndeshjet e Serie A.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.