Subscribe

Edhe këtë vit, Bashkia e Tiranës shtroi një drekë festive në të gjitha qendrat e saj sociale me rastin e Kurban Bajramit për disa dhjetëra familje në nevojë. Kryetari i bashkësie Eroin Veliaj zgjodhi te shërbente dreken ne mensën “ Gonxhe Bojaxhiu”, ku theksoi se kryebashkiaket e rinj duhet ta ndjekin kete model ne qytetet e tjera.

 

“Jam shumë krenar që kjo qendër sociale në Bregun e Lumit është bërë model. Madje, shumë prej kryetarëve të bashkive të reja që kanë filluar punë tani, kanë kërkuar që të vijnë në Tiranë dhe të shohin si funksionojnë këto qendra sociale, që t’i hapin edhe në qytetet e tjera. Sot, secili prej nesh, mund të sakrifikojë disa gjëra: të kursejë një fjalë të keqe, një inat, një qejfmbetje, një mëri që mund të kemi me dikë tjetër. Unë besoj se sot është një apel për të qenë pak më të dashur me njëri-tjetrin, për më pak urrejtje, më shumë bashkëpunim dhe më pak përçarje, më shumë punë dhe më pak llafe”

 

Veliaj nënvizoi se Bashkia e Tiranës dhe mensat sociale të hapura prej saj në të gjithë qytetin janë shembulli më i mirë se kur vëmendja është te puna dhe jo tek fjalët bëhen gjera shume te mira.

 

 “Në këtë qendër sociale kemi provuar se kur njerëzit punojnë dhe bëjnë më pak llafe, mund të bëjnë gjëra shumë të mira; kur njerëzit nuk merren me intriga e thashetheme, duke i vënë stërkëmbësha njëri-tjetrit, puna ecën më mirë. Unë e kam vënë re edhe në Tiranë: kur jemi të fokusuar te puna, pavarësisht se çfarë thonë, është puna ajo që pastaj flet për ty dhe nuk ka nevojë të merremi tërë ditën me ‘Më the, më tha, si na thanë, si e thanë, kujt ia thanë’”

 

Veliaj shprehu mirënjohjen për qindra familje ne Tirane që kanë ndihmuar ne vazhdimësi njerëzit ne nevoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *