Subscribe

Publikimi i të dhënave personale të drejtuesit të SHISH-it, Helidon Bendo, ku nuk u kursyen as familjarët e tij, tregon se niveli i sulmeve kibernetike është shqetësues.

 

 

Kjo për faktin se hakerat tashmë po cenojnë edhe sigurinë e atyre personave që janë në krye të institucioneve me rëndësi të veçantë, ku privatësia duhet të jenë në nivele maksimale.

 

 

Ekspertët ngrenë alarmin se në rrezik tashmë janë edhe efektivët e policisë, të ekspozuar përballë krimit, sidomos informatorët sekret.

 

FATJON SOFTA

EKSPERT SIGURIE

 

Kjo është një situatë e rrezikshme, sepse rrezikon në rradhë të parë jetën e tyre, po njëkohësisht i demoralizon ata në punën e tyre sepse dhe ata janë familjarë. Bandat po eliminojnë njeri-tjetrin, nuk po pyesin, janë bërë të frikshëm dhe përballë tyre është policia e shtetit që I luftojnë nëpërmjet institucioneve, ku vetë institucionet nuk i mbrojnë të dhënat e tyre.

 

 

Ndër të tjera, ekspertët shtojnë se i takon shtetit që ti ofrojë siguri personave, të dhënat e të cilëve janë bërë publike.

 

 

ARTAN REXHEPI

ESKPERT SIGURIE

 

Kam përshtypjen se në nivele të larta të shtetit, kanë informacione se në çfarë mase është piratuar shteti nga hakerat. Problemi më kryeor është ai i informatorëve, ose disa plane operacionale që për hir të së vërtetës edhe janë dekonspiruar më heret. Informatorët që kanë dhënë informacione për grupet kriminale, shteti duhet të marrë masa për ruajtjen e tyre.

 

Viktima e fundit e publikimeve të hakerave ishte Helidon Bendo, kreu i SHISH, ndërkohë që hakerat kanë paralajmëruar edhe publikimin e informacioneve të tjera shtetërore.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *