E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Drejtoresha e shkarkuar u përfshi në skema korruptive/ Ja emri i ri në krye të Agjencisë së Pronave

Geraldo Durdaj është emri i ri që do të marrë drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Ky emërim erdhi pas propozimit të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

 

Ministri i Drejtësisë ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të ATP, i cili zëvendëson në këtë detyrë  Jonida Baçi e shkarkuar pak muaj më parë.

 

Reklamë

Durdaj së fundmi ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë. Kujtojmë Geraldo Durdaj është vëllai  7-vjeçarit që humbi jetë nga shpërthimi në Gërdec,.

 

Jonida Baçi u shkarkua pak kohë më parë si drejtuese e Agjencisë së Trajtimit të Pronave si e përfshirë ne dy skema korruptive me ish pronaret.

Vazhdo të lexosh

Reklamë