Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, duke folur për situatën epidemiologjike  gjate mbledhjes se Komitetit te Eksperteve tha se aktualisht ka një dinamikë të re në infektimet me COVID19.

 

Sipas Ficos,  vërehet një rritje e të infektuarve në grupmoshat 15-24 vjeç, raporton Vizion Plus.

 

“Situata epidemiologjikë në 3 javët e fundit ka një tendencë në rritje të rasteve të reja të konfirmuara me covid19, vecanërisht e shprehur në javën e fundit. Të dhënat tregojnë se përvec rritjes në grupmoshat nga 45-64 vjeç, në javët e fundit ka një rritje të incidencës tek grupmosha 15-24 vjec. Mesatarja e rasteve ditore në javën e fundit, krahasuar me javën paraardhëse, është rritur nga 836 në 1030. Edhe faktorët e tjerë si, numri i të shtruarve në spitale dhe në terapi intensive kanë pësuar rritje, ndërsa mosha mesatare e shtrimeve në spitale është ulur”, tha Fico.

 

Ndërsa Shefja e Spitalit Infektiv, prof. Najada Çomo ka bërë një pasqyrim të situatës së shtrimeve në spitale, duke bërë me dije se ka një shtim të numrit të shtrimeve në moshat e reja.

 

“Kemi një shtim të numrit të rasteve të shtruar në spitale. Është shtuar numri i moshave të reja dhe kemi edhe forma të rënda të shtrimeve në spitale, shoqëruar edhe me humbje jete. Fluksi i shtrimeve në spitale vijon të jetë i përballueshem por i shtuar në numra”, tha Çomo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *