Subscribe

Përfundon zyrtarisht nën akuzë edhe kryeinspektorja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici. Prokuroria e Pogradecit ka mbyllur dosjen hetimore ndaj saj për shpërdorim detyre. Në hetim është përfshirë edhe një tjetër zyrtar i këtij institucioni Fatmir Meta. Për të dy ishte bërë kallëzim penal nga një banor në Udënisht për prishje në mënyrë të paligjshme e selektive të lokalit të tij me sipërfaqe 450 m2. Sipas kallëzimit të bërë nga qytetari, ata ia kanë prishur objektin në kundërshtim me ligjin duke i shkaktuar një dëm prej 60 milion lekë. Prokuroria e Pogradecit thotë se ka arritur të faktojë se godina në pronësi të kallëzuesit ka qenë e pajisur me lejen e ndërtimit nga organet kompetente. Po ashtu, ditën e ndërhyrjes së inspektorëve të IKMT për prishjen e godinës, më 20 shtator 2014, pronarit të ligjshëm të saj nuk i është vënë në dispozicion asnjë akt administrativ përkatës. Një akt i tillë për prishjen e godinës së shtetasit se shtetasit me iniciale M.C., nuk gjendet as në arkivin dhe protokollin e IKMT-së në Tiranë. Pas kësaj kanë nisur hetimet dhe organi i akuzës vendosi ne fund që ndaj zyrtarëve të lartë të nisë gjykimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *