Një 32 vjecare humbi jetën pasi u përplas nga një mjet  në aksin rrugor Velipojë – Shkodër.

Vajza  me iniciale Siljana Uldedaj po drejtonte mjetin motorçikletë kur u përplas me një makinë tip Benz në afërsi të Kishës së Velipojës.

32 vjecarja banuese në Velipojë ndërroi jetën rreth orës 20:25 në Spitalin e Shkodrës.

Për këtë ngjarje është shoqëruar në komisariat, drejtuesi i Benz-it, shtetasi me iniciale A.U, banues në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *