Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet 40-vjeçari në Vorë

Elton Andreica (Muça), 40 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u konstatua duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. 40-vjeçari kundërshtoi dhe kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë gjatë kontrollit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë gjatë patrullimeve në terren, të kryera me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në fshatin “Marikaj” kanë konstatuar një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve.
Punonjësit të Policisë janë afruar dhe kanë marrë kontakt me drejtuesin automjetit duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës.
Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë.
Nga kryerja e testit të drogës ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike”, njoftoi policia.
Në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak.
Elton Andreica (Muça), gjithashtu rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”./vizionplus.tv




