Aksidentet e ndodhura ditët e fundit në Dibër, kanë shtuar masat e sigurisë nga policia Rrugore.

 

Policia bën me dije se deri më tani ka vënë në pranga dy persona që drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

 

Sipas policisë është arrestuar Enver Koçi, 49 vjeç,  duke drejtuar  në gjendje të dehur në masën 0.89mg/l, një autobuz me 30 punëtor dhe Kujtim  Gjoni, 50 vjeç,  duke drejtuar automjetin furgon në gjendje të dehur në  masën 0.88 mg/l. Gjithashtu automjetet që këto dy drejtues drejtonin ishin jashtë kushteve teknike.

 

Ndërkohë kontrollet do vijojnë në të gjithë Qarkun me qëllimin e vetëm respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar të gjithë në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *