E mërkurë, 23 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arrestohen 2 persona

Policia e Beratit ka arrestuar një 32-vjeçar pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nuk ishte i pajisur me autorizim. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. M., banues në Roshnik të Beratit.

Po ashtu, në pranga ka përfunduar edhe 51-vjeçari me iniciale A. D., banues në Kuçovë, pasi në vendin e quajtur “Vidha”, duke drejtuar mjetin motor tip “Honda”, në gjendje të dehur, është përplasur me bordurën.

Për pasojë, ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë