E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Drejt normalizimit situata në fushën e mbetjeve në Lushnjë ( VIDEO)

Po shkon drejt normalizimit situata nga zjarri I rënë në fushën e mbetjeve në periferi të qytetit të Lushnjes, situatë e cila për më shumë se 24 orë shkaktoi një emergjence mjedisore.

Mjete të shumta të tonazhit të rëndë, zjarrëfikes nga Lushnja dhe bashkite e tjera përreth, punonjës të bashkisë Lushnje kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit që lëshoi një tym të rëndë, që shkaktoi shqetësim tek qytetaret e Lushnjës. Megjithate ka ende mbeturina qe leshojne tum ndaj vazhdon puna per normalizimin e plote te gjendjes.

Ndihma e dhënë edhe nga kompanite e ndërtimit në qytetet, me mjetet e tonazhit të rëndë ishte vendimtare për të vënë nën kontroll të gjithë territorin e mbetjeve, që shkaktoi një situatë gati të ngjashme me problematiken e Fierit, ndonëse në Lushnje emergjenca zgjati shumë më pak.

Kujtojme që për zjarrin e rënë në këtë zone mbetjesh u arrestua roja i vendngrumbullohet që akuzohet për zjarrëvenie të qëllimshme.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë