E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dramë në Camp Nou, Barcelona përmbys PSG në shtesë

Ajo qe ka ndodhur ne takimin e kthimit te 1 te 8 te Uefa Champions League, është vërtet për t’u treguar ndër breza. Barcelona fitoi 6 me 1 kundër PSG me tre gola të shënuar në minutat e fundit dhe u kualifikua për në çerekfinale, duke përmbysur humbjen 4 me 0 të ndeshjes së parë në France. Një ndeshje e transmetuar në Tring HD, të cilët ata që kanë patur fatin ta ndjekin do ta tregojnë si një nga ngjarjet me dramatike te futbollit të klubeve ne europë, e krahasueshme edhe me finale e Stambollit të 2005, kur Milani udhëhiqte pjesën e parë 3 me 0, por pësoi 3 gola të shpejte në pjesën e dytë nga Liverpuli për t’u mundur pastaj me 11-metersha. Megjithëse pakkush e priste, Kamp Nou u kthye në një ferr të vërtete për parisienët që u ndëshkuan shumë shpejte që na minutën e 3 nga Luiz Suarez. Kaq mjaftoi që të hapte oreksin e  katalanasve, të cilët të inspiruar nga treshja magjike Messi, Suarez dhe Nejmar dhe klasi i Iniestes dominuan kundërshtarin dhe shënuan sërish në fund të pjesës së parë, këtë here duke detyruar Kurzauan të shënojë në portën e vet. Pjesa e dytë ka të njëjtën muzike, Barcelona sulmon në vazhdimësi me intensitet të lartë dhe realizon golin e trete me Messin me 11-metersh në minutën e 50, duke hapur plotësisht çështjen e kualifikimit. Por ky vrull, ky entuziazëm u pre në mes nga goli i Kavanit në minutën e 62, që e detyronte ekipin e Enrikes të shënonte tre hera të tjera për të shkuar në çerekfinale. Një gjë e pamundur për çdo skuadër tjetër por jo për Barcelonën. Aq më tepër që këto shifra ishin deri në minutën e 88. Edhe kur Nejmar shënoi golin e 4 2 minuta para kohës se rregullt, u duk se shanset e katalanasve pothuajse ishin zero. Por mrekullia ndodhi në minutën e 1 parë shtesë Nejmar me një tjetër 11-metrersh shënoi golin e pestë, ndërsa në frymën e fundit kur gjyqtari po bëhej gati të vërshëllente, ishte Serxhi Roberto që shënoi golin e 6 të kualifikimit duke kaluar ne ekstaze tifozët bluagrana. E pabesueshme, por e vërtete, ja pse në futboll nuk mund të thuhet kurrë, kurrë.

 

Ndërkohe në përballjen tjetër të transmetuar në Vizion Plus, Borusia Dortmund përmbysi humbjen 1 me 0 në ndeshjen e parë në Da Luiz kundër Benfikes, duke e mundur skuadrës portugeze në fushën e vet 4 me 0. Aubamejang hapi serinë e golave në minutën e 4, ndërsa miqtë me Cervin në pjesën e parë dhe në të dytën patën dy shanse ideale për të barazuar, por nuk ja dolën mbanë. Pas këtyre episodeve nuk pati më ndeshje pasi Pulisic dhe dy hera të tjera Aubamejang shkatërruan Benfiken, duke u dhënë mundësi Dortmundit, që t’i bashkohet Realit, Bajernit dhe Barcelonës për në çerekfinale.

Vazhdo të lexosh