Tottenham dhe Liverpool janë skuadrat e fundit që siguruan kualifikimet për në fazën gjysmëfinale të Uefa Champions League.

Ajo që ndodhi në “Etihad Stadium” do të mbahet mend gjatë në historine e Champions.

Skuadrës së Guardioles nuk i mjaftoi fitorja 4 me 3 përe të shkuar më tej pasi Tottenham kishte fituar 1 me 0 ndeshjen e parë dhe shkoi në gjysmëfinale me rregullin e golit në fushën kundërshtare.

Emocione të paharrueshme në këtë derbi. 4 gola të shënuar në 11 minutat e para dhe dy përmbysje rezultati më vendasit që e nisën me gol me Sterling, pastaj Min Son brenda pak castesh përmbysi gjithcka, dhe në të 11 ishte Bernardo Silva barazoi rezultatin për vendasit. Madje në minutën e  21 ishte Stërling që kaloi ne avantazh ”Qytetaret”.

Në minute e 59 Aguero shënoi edhe golin e 4 për Manchester City që dha përshtypjen se do të kualifikohej për në gjysmëfinale por në minutën e 73 ishte Llorente që shkurtoi diferencat ne 4 me 3.

Në këto kushte Cityt I duhej edhe një tjeter gol që të kualifikohej dhe në fakt e gjeti në minutën e 4 shtesë por heshtja pllakosi stadiumin kur gjyqtari turk Cakir dhe ndihmësit e tij në sistemin VAR anulluan golin për pozicion jashtë loje.

Polemika për këtë vendim pasi topi u kthye pas nga lojtarët e Tottenham dhe vetëm sa u devijua nga të zotët e shtëpisë, ndonëse jo në mënyrë të vullnetshme. Gjithsesi feste e madhe për Tottenham që gjen në gjysmëfinale Ajax ndërsa Guardiola dështon sërish.

Në krahun tjeter asgjë e vështirë për Liverpool që mundi 4 me 1 në Portugali skuadrën e Portos, të cilën e kishte mposhtur 2 me 0 edhe në fushën e vet. Golat u realizuan nga Mane, Salah, Firmino dhe Van Dijk. Në gjysmëfinale përballe do të kenë Barcelonen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *