Subscribe

Një 45 vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në qendër të qytetit të Pogradecit, ndërsa vajza e saj e mitur me aftësi te kufizuara, ndodhej në gjendje kritike për shkak të mungesës së ushqimit.

 

Maria Markovska dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë. Mungesa e lëvizjeve dhe era e rëndë nga apartamenti vuri në lëviozje fqinjët të cilët njoftuan policinë.

 

Një muaj më parë 45 vjeçares i kishte vdekur bashkëshorti. Dyshohet se gjendja e vështirë ekonomike e shyu gruan drejt vetëflijimit pasi,  policia gjeti në banesë një sasi te madhe medikamentesh.

 

Ndërkaq vajza 9 vjeçare është gjetur në gjendje të rëndë si pasojë e mosyshqyerjes, teksa mjekët bënë të pamunudrën për ta mbajtur në jetë.  Pediatri

Behxhet Lickollari tregon se fatmiresisht tashme gjendja e vajzes eshte e stabilizuar

 

BEHXHET LICKOLLARI

PEDIATER

 

“Fëmija erdhi në gjendje jo të mirë shëndetesore e pangrëne e zbehte dhe dehidratuar . Ka mberritur mbreme ne oren 23:00 ne spital . Është rehidruar , ushqyer i jane marre ekzaminimet laboratorike dhe specifike . Sherbimi i pediatrise është në kontakt me sherbimin social per plotesimin dhe ekzaminimet e nevojshme për rastin ne fjalë. Momentalisht gjendja e vajzes është e mire e stabilizuar. Është nën kujdesin intesiv të mjekeve”

 

Por për vogëlushen nuk është treguar asnjë interes nga familjarët e nënës së saj. E për këtë fqinjët kishin dhe një apel drejtuar institucioneve.

 

Tashmë pritet eksperitza mjeko ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 45 vjecares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *