Subscribe

Sefedin Zanellari, 71 vjeç, i cili mbrëmjen e së hënës vrau kunatin e tij Gramoz Nakon është vetëvrarë mëngjesin e kësaj të marteje në banesën e tij.

Sapo i moshuari ka parë në oborrin e banesës së tij uniformat blu, ka qëlluar veten me një plumb në kokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Burimet thanë se Gramoz Nako dhe Sefedin Zanellari kanë gjetur vdekjen nga e njëjta armë zjarri tip pistoletë.

Kjo ka shtuar dyshimet e grupit të hetimit se autori i i vrasjes së 57 vjeçarit, emigrant në SHBA, të jetë kunati i tij, Sefedin Zanellari.

Të njëjtat burime pohuan se ditën e ngjarjes 57 vjeçari është parë në një pikë këmbimi valutor ku ka konvertuar një sasi prej 15 mijë dollarësh në monedhën Euro.

Shumë e cila nuk është gjetur në banesën e 57 vjeçarit pas ngjarjes. Një gjë e tillë edhe për policinë ka shtuar dyshimet se vrasja ka ardhur për shkak të grabitjes.

Gramoz Nako u gjet mbrëmjen e së hënës i vrarë në banesë nga bashkëshortja e tij. Çifti kishte dy ditë që ishte kthyer nga pushimet në Turqi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *