Një tragjedi e vërtete ajo që ka ndodhur së fundmi në Turqi. Lajmi se futbollisti Cevher Toktas ka vrarë djalin e tij 5 vjec ka shokuar të gjithë vendin. 11 ditë pas vdekjes së  të miturit, babai I tij 33 vjecar ka rrëfyer para hetuesve se ka qënë ai autor I ngjarjes kriminale. Pak javë më parë fëmija I vogel kishte kaluar edhe Covid-19 duke pasur ethe dhe kollë.

Mesfushori I skuadrës Bursa Yildirim Spor, rrëfeu të gjithë ngjarjen makabre.

“Mora një jastëk dhe ia vendosura në fytyre duke e shtyre fort. Më vonë mora policinë në telefon për të mos dyshuar askush që e kisha bërë unë. , u shpreh mesfushori.

Më pas ai rrëfeu para policisë edhe arsyen që e coi drejt një akti të tillë kaq të rëndë.

“Nuk e kam dashur kurrë djalin tim që kur lindi, nuk kam asnjë problem mendor. Arsyeja e vetme që e bëra është se nuk e kam dashur  kurrë”.

Cevher Toktas rrezikon burgimin e përjetshëm e natyrisht do të jetojë gjithë jetën me ndërgjegjen e rëndë që mbyti fëmijën e tij vetëm 5 vjec.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *