E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Drake anulon koncertin, fansat godasin me shishe

Ka ndodhur disa herë që Drake të mos jetë korrekt lidhur me datat e koncerteve të tij, duke i anuluar ato në moment të fundit dhe njësoj ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme në Amsterdam. Ai lajmëroi se ishte sëmurë duke i zhgënjeu fansat pa masë.

 

 

Arsyeja kryesore se  pse fansat u mërzitën shumë këtë herë ishte fakti se Drake e ka anuluar koncertin pasi janë mbyllur dyert e ambientit ku mbahej koncerti dhe 17.000 persona gjendeshin aty.

Reklamë

 

 

Sapo u ndezën dritat në skenë dikush nga stafi lajmëroi për anulimin dhe fansat janë revoltuar aq shumë sa kanë nisur të hedhin gota dhe shishe te njerëzit. Problemi është se ky koncert në Amsterdam ishte vendosur për t’u bërë 3 muaj më parë dhe ishte shtyrë, që do të thotë se kjo është hera e dytë që Drake anulon të njëjtin koncert dhe me siguri fansat nuk janë aspak të kënaqur për këtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë