Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e...

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një sulm me...

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte si pasardhësin...

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në Durrës, nën...

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas vrasjes, Noka:...

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë në krye...

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK! Rama: Liri...

Policia greke në këmbë! Publikohet foto e shqiptarit që...

Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi i pazakontë

Treni del nga shinat në Francë, 44 të plagosur,...

Drafti i Kodit të ri Penal, kryeprokurori Çela kritika: S’ka qenë urgjencë! Integrimi dhe fakti që është i vjetër s’janë argumente

14 Tetor 13:36

Kryeprokurori Olsian Çela, i cili ka raportuar gjatë mbledhjes së përbashkët të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ka pasur kritika për mënyrën se si po konceptohet procesi i hartimit të Kodit të ri Penal në vend.

Kryeprokurori Çela theksoi se aktualisht mungon një analizë e thelluar mbi problemet reale të Kodit ekzistues, i cili është në fuqi që prej vitit 1995 dhe, sipas tij, ka funksionuar pa vështirësi serioze në praktikë.

Ai u shpreh se çdo ndryshim në një ligj kaq të rëndësishëm duhet të bazohet mbi një metodologji të qartë, që reflekton nevojat e shoqërisë, e jo në konsultime formale apo argumente mbi moshën e ligjit.

Çela vuri në dukje gjithashtu se mungon një kritikë thelbësore ndaj draftit të ri dhe paralajmëroi se nxitimi në këtë proces mund të cenojë cilësinë e sistemit penal.

Olsian Çela: Nëse do të arrini të pyesni ata që janë prokurorë e gjyqtarë se cilët janë problemet me kodin që kemi. Ende unë sot nuk kam një informacion analitik mbi problemet që ka Kodi Penal aktual. Është që nga 1995, ka gjetur zbatim dhe përmes përmirësimeve në legjislacion, ka gjetur zbatim dhe aplikohet pa probleme serioze nga gjykatat dhe prokuroritë. Pikënisja në ndryshimet në ligj është kjo.

Unë shoh fillimin e problemit sa i përket konceptimit të një procesi të ndërtimit të legjislacioni si Kodi Penal. Pra është ligj i rëndësishëm, kjo mënyrë kjo pikënisje përcakton edhe metodologjinë mbi të cilin ngrihet puna për draftimin e kodit.

Nëse kemi prezencë se cilat janë problemet që ka Kodi, që të duhen të reflektohen në një proces të ndryshimeve ligjore. Deri në 2024, nuk kemi raportuar në asnjë moment për problemet në Kodin Penal. Cila është filozofia mbi të cilin ndërtohet? Përafrimi me kërkesat e integrimit, është një kriter që natyrshëm nuk mund të prekë gjithë Kodin Penal.

Ne me këtë kod bashkëpunojmë me partnerët dhe s’kemi pasur asnjë problem, dmth që dispozitat tona janë me frymën e kohës. Unë kam një opinion që ndikohet nga fakti që në mungesë të një metodologjie dhe të përcaktimit të nevojave, nuk shoh një reflektim të nevojave të shoqërisë.

Dy janë argumentet që kodi është i ’95, që nuk është argument sepse ka kode të vjetra që funksionojnë më së miri. Dhe tjetra integrimi evropian. Ne i kemi azhornuar kodet sipas nevojave të integrimit. Për mua deri tani ka pasur për risistemin për dispozitave të Kodit dhe përmirësim aty ku është e mundur, por të ndryshosh bazat nuk është e lehtë.

Kodet i bëjnë profesorët pasi dëgjojnë nevojat e praktikantëve dhe shikojnë tendencat e shoqërisë, praktikat më të mira botërore. Kjo kërkon kohë dhe kujdes mbi gjithë procesin. Nëse ne mendojmë se duke bërë konsultime publike, duke mbledhur prokurorët e gjyqtarët nga dy orë, ky është proces që justifikon në vetvete se ka pasur konsultim publik. Asnjë prokuror sot nuk ka pasur kohë që për 2 orë t’ju japë opinion për 900 nene. E keni proces formal, jo thelbësor.

Mungon kritika thelbësore për draftin. Së dyti kalojmë nga një Kod, nga 400 nene në një draft me 900 e ca nene. Bëj një pyetje, me këto nene paskemi jetuar në paligjshmëri?

Duket se ka një problem në konceptimin e draftit dhe së treti teknika e dispozitave nuk është në lartësinë e duhur. Si ndryshohet? Do bëjmë një Kod të ri? Si prokuror futemi pas, sepse ka munguar përcaktimi i drejtë i metodologjisë se si do të ishte puna për përgatitjen e draftit. Të gjitha këto na cojnë në pamundësinë që të bëjmë një vështrim jkritik mbi draftin mbi funksion përmirësimi. Ne nuk kemi as kapavitetet as kohën./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Kodi Penal Olsian Çela

Nga e njëjta kategori

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e shtrenjtë

më shumë...

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një sulm me dronë nga territori i Irakut

më shumë...
Viktima Erald Xhejo

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite burg 15-vjeçari, nuk pendohet për krimin

më shumë...

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim edhe një 28-vjeçare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:25

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb...

1:12

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një...

1:10

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte...

Viktima Erald Xhejo
12:57

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet...

12:45

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në...

12:30

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në...

Foto ilustruese
12:04

Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike,...

12:02

Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina...

11:43

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas...

11:40

Aksident në Himarë, makina përmbyset në mes...

11:19

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë...

11:12

Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush...

10:57

Viti i ri shkollor, Hita prezanton masat...

10:52

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK!...

10:43

Policia greke në këmbë! Publikohet foto e...

Foto ilustruese
10:33

I dehur në timon, shoferi i ambulancës...

10:11

Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi...

10:09

Aksident i rëndë në Sevaster të Vlorës,...

10:07

Pamjet e aksidentit në Tiranë/ Makina përplas...

9:59

Treni del nga shinat në Francë, 44...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.