Pasi kryeministri Edi Rama publikoi deklaroi pak ditë më parë se kishte dorëzuar një draft-propozim për çështjen e Asociacionit në komunat me shumicë serbe në Kosovë, vjen reagim nga presidentit Aleksandër Vuçiç.

 

Ky i fundit gjatë një interviste për televizionin serb ‘TV Happy’, është shprehur kundër kësaj iniciative të Ramës, ndërsa theksoi se ky i fundit nuk ka tagër që të bëjë diçka të tillë. Kjo sipas Vuçiçit, pasi Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues serb.

 

 “Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb. As (kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, tha Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *