Avokati Altin Goxhaj i njohur ndryshe dhe si një nga njerëzit më anti-Soros, deklaroi se shumë shpejt do t’i dërgojë Presidentit të SHBA-ve Donald trump, dosje me fakte se si Xhorxh Soros ka punuar në Shqipëri kundër interesave të SHBA.
Goxhaj deklaroi nga studio e Quo Vadis së moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se sot është koha e duhur për t’i treguar Amerikës dhe amerikanëve se kush ka punuar kundër tyre.
Pjesë nga biseda:
Goxhaj: Faktet dhe provat që kemi në programin tonë ju do shihni këto ditë që i shkojnë Donald Trump dhe 350 kongresmenëve dhe senatrorëve amerikanë. Sot ishte dita që ne peticionin tonë e çojmë drejt Amerikës. Një peticion që shoqërohet me dokumenta, ku tregohet jo se çfarë i ka bërë Sorosi Shqipërisë, por çfarë i ka bërë Amerikës.
Borakaj: Çfarë i ka bërë?
Goxhaj: Ka shkelur çdo ligj amerikan fiskal. Ka një ligj Amerika, që asnjë taksë e taksapaguesve amerikanë nuk mund të përdoret për agjenda partizane. Ne kemi nxjerrë fakte dhe prova se si është luftuar Trump me paratë e ambasadës Amerikane, me paratë e dhëna për USAID. Kemi të dhënëa të sakta se si Ambasada Amerikane në Shqipëri i ka shërbyer Sorosit kundër Amerikës. Ne kemi gjetur “Thembrën e Akilit” se si në Amerikë mund të krijohet një interes shqiptar për Amerikën.