Rrahman Rraja, deputeti i PS, ka dëshmuar për rreth një orë në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me çështjen Xhisiela.

 

Përballë prokurorëve Rraja mohoi akzuat e ish-oficerit Emiliano Nuhu në lidhje me ngjarjen e komisiariatit të Fushë-Krujës. Por ajo ç’ka ra në sy është se deputeti sociaslit Rrahman Rraja gjatë dëshmisë në prokurori u pa me paterica pasi kishte thyer kembën. Ndonëse edhe nuk dihet shkaku se çfarë kishte ndodhur konkretisht me atë, deputeti Rraja pas dëshmisë në prokurori deklaroi se shumë shpejt gjithçka do të sqarohet nga tabulatet telefonike të cilat tashmë janë në dorë të prokurorisë.

 

Këtë të mërkurë djali i tij, Rexhep Rraja do të dalë para Gjykatës së Apelit, e cila do të vendosë nëse do t’ia jap apo jo lirinë pas akuzave që rëndojnë mbi të nga ish e dashura Xhisiela Maloku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *