E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dosja Shullazi/ Arta Marku urdhëron hetimin disiplinor për 10 prokurorë

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka urdhëruar hetim disiplinor ndaj prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit.

 

Kryeprokurorja këtë vendim e ka marrë pas ngjarjes së  fundit të datës 19 shtator 2018 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

 

Sipas urdhrit të Marku prokurorët që do të përfshihen në këtë hetim janë; Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj dhe Besim Hajdarmataj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë