Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani” me pesë të pandehur: Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, dy biznesmenët, Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja dhe një notere.
Seancën e 15 shtatorit mbrojtësi i Berishës, Genc Gjokutaj kërkoi pavlefshmëri absolute të akteve që morën të pandehur ish-kryeministrin dhe çdo vendim që rrjedh prej tyre, të cilat janë vendosur nga gjyqtarja paraprake, Irena Gjoka.
Kjo për shkak se gjyqtarja Gjoka, sipas ish-kreut të ekzekutivit, përsa kohë është dëbuar nga shteti grek për falsifikim dokumentesh, e po për të njëjtën gjë është dënuar me gjobë, çdo vendimmarrje e saj është antiligjore.
Po sot, pritet që edhe të pandehurit e tjerë të bëjnë kërkesat e tyre respektive, ndërsa togat e zeza do të shprehen në fund për çdonjërën prej tyre.
Ish-kryeminstri Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, krahas korrupsionit akuzohet se ka kryer edhe pastrim parash./vizionplus.tv





