Është shtyrë për të gjashtën herë në Gjykatën e Apelit seanca ndaj deputetit të PD Ervin Salianji për dosjen “Babale”.

 

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e trupit gjykues, pasi nuk janë informuar.

 

Gjyqtarja Elona Toro mungonte në seancën e sotme, duke bërë që të mos formohet trupa gjykuese.

 

Salianji është shpallur fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë.

 

Por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

 

Nëse do lihet në fuqi vendimi atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti. Autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *