E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Jo gjykim i shkurtuar për “5D”, zhvillohet seanca e parë, nën akuzë ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës

Këtë të enjte është mbajtur në Gjykatën e Posaçme  seanca e parë për dosjen 5D, ku trupa gjykuese nuk pranoi gjykimin e shkurtuar për ish-drejtorë dhe ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës.

SPAK kërkoi kohë për të përgatitur listën e dëshmitarëve dhe parashtrimin e provave për çështjen.

Gjykata e Posaçme vendosi më 14 shkurt kalimin për gjykim të kësaj dosjeje. Dy ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato do të gjykohen për “korrupsion pasiv”, “mosdeklarim pasurie” dhe “pastrim parash”.

Ndërsa ish-zyrtarët e tjerë, Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia për “shkelje të barazisë në tendera”.

Hetimet për ish-zyrtarët u mbyllën në dhjetor nga SPAK dhe dosja u dërgua për gjykim./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë