Zbardhen të tjera dëshmi për “dosjen 339”. Prokurorët kanë marrë në pyetje drejtorin e përgjithshëm të hekurudhave Ani Dyrmishi, një prej zyrtarëve që ka dalë në përgjimet e Avdylajve me deputetin socialist Ilir Ndraxhi.

Në kohën kur janë realizuar përgjimet, dyrmishi ka mbajtur postin e kreut të hipotekës në qytetin bregdetar. Më herët prokurorët kanë marrë në pyetje të Vangjush Dakon, kryebashkiakun e Durrësit.

Ndërkohë javën e kaluar prokuroria e krimeve të rënda mori dëshminë e deputetit të partise socialiste, Ilir Ndraxhi emri i të cilit permendej ne audio pergjime.

Pas publikimit te audio pergjimeve nga gazeta gjermane BILD prokurorët jane vene ne levizje duke marrë deshmite e disa zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *