Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi pas vendimit të SPAK për të rikthyer në Dibër dosjen “184”. Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili deklaroi se kjo ishte një provë për SPAK për të treguar se nuk ndikohet nga politika. Por sipas tij, organi i ri i drejtësisë dështoi.

 

“Sot SPAK nuk mori përsipër dosjen “184” të krimit zgjedhor në Dibër, ku del qartë kryeministri, ministra, deputetë dhe drejtorë gjithfarësh, që vjedhin vota të bërë njësh me kriminelët. Ndaj entuziazmi për SPAK u fik pa lindur mirë. SPAK u rrëzua në të parën provë përballje me qeverinë. Konsensusi politik për SPAK u shkatërrua nga kapja kriminale e drejtësisë nga rilindja.”

 

Më herët gjatë të martës reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Edhe ai, njësoj si Vasili, u shpreh se SPAK dështoi në provën e saj të parë dhe i kërkoi sqarime Arben Krajës për vendimin e marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *