E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Dorëzohet “pasuria” e Reuf Ficos

Mijëra dorëshkrime të ruajtura me kujdes nga Reuf Fico, e më pas nga familjarët e tij i janë dhuruar sot Arkivit Qendror të Shtetit. Ka qenë mbesa e politikanit e diplomatit të njohur që ka plotësuar këtë amanet të gjyshërve të saj.

 

Mendohet se dokumentet e dhuruara mes të cilave ka letërkëmbime, gazeta, certifikata, fotografi, kontrata e karta postare që i përkisnin Reuf  Ficos do t’i vijnë në ndihmë studiuesve dhe shumë shpejt do të jenë publike për të interesuarit.

 

Reuf  Fico, njihet si diplomati që luajti një rol të rëndësishëm që në qeverinë e Ismail Qemalit, fillimisht si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Më pas, rreth viteve 1929-1931 Fico u emërua Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë për të marrë më pas detyrat si ambasador në Jugosllavi e Greqi, e në fund të viteve ’30 shërbeu si diplomat në Gjermani.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video