E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Vendi

Dorëzohet në polici avokati i dosjes “Toyota Yaris”, Radovan Çela

Ditën e sotme, avokati Radovan Çela është dorëzuar në policinë e Tiranës, ku është përfshirë në hetimet lidhur me dosjen e ish-Kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka. Pjesë e hetimeve janë gjithashtu ish-oficerja e policisë gjyqësore, Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela, dhe Astrit Vladi, kushëriri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 milionë euro të gjetura në një makinë Toyota Yaris, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas SPAK, hetimet paraprake kanë krijuar dyshime të arsyeshme se të pandehurit Aurel Zarka, Erjona Dautaj, Radovan Çela dhe Astrit Vladi kanë bashkëpunuar për të ofruar dhe premtuar përfitime të paligjshme për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë. Po ashtu, ata janë akuzuar për kërkimin e përfitimeve të parregullta në lidhje me detyrat dhe funksionet e tyre.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë