Subscribe

Ashtu sic pritej, partia më e madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut ,VMRO-DPMNE ka dorëzuar në kuvend mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë , i cili pritet të votohet të enjten, ne 11 nentor.

Lideri i partisë opozitare, Hristian Mickoski është shprehur i bindur se deputetët nuk do të tërhiqen nga marrëveshja e arritur pak ditë më parë mes pesë subjekteve të opozitës, që të gjitha së bashku garantojnë 61 vota.

Një javë pas njoftimit të dorëheqjes për shkak të humbjes në zgjedhjet lokale, kryeministri zoran zaev, ka deklaruar në një postim në rrjetet sociale, facebook, se lideret e opozitës mundohen të shkatërrojnë vendin.

ZORAN ZAEV
KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

“Këto ditë jemi dëshmitarë të një kërcënimi për marrëveshjen e “Prespës”, marrëveshjen e “Fqinjësisë së Mirë” me Bullgarinë, marrëveshjen “Kornizë” të Ohrit, një shoqëri të përbashkët dhe të barabartë, paqe civile në vend dhe marrëdhënie të mira me fqinjët tanë. Qytetarët, demokratët, luftëtarët nuk do të lejojnë që Mickovski, Apasiev dhe Gruevski të marrin pushtetin dhe të shkatërrojnë vendin përsëri”

Ndërkohë, Partia e ekstremit të majtë në Maqedoninë e Veriut ka trazuar bashkëpunimin e opozitës shqiptare me atë maqedonase duke e lënë të pasigurt formimin e shumicës parlamentare që do të rrëzonte qeverinë Zaev me votë mosbesimi.

Disa deputetë shqiptarë kanë refuzuar kategorikisht që të jenë në krah të partisë “E Majta”, e cila ka shprehur qëndrime të hapura kundër shqiptarëve, perëndimit, Nato-s dhe marrëveshjes se Prespës me Greqinë.

Analistët shprehen se qëndrimet e partisë “E Majta” e kryesuar nga Dimitar Apasiev, reflektojnë interesat ruse në Ballkan që ushqejnë forcat e destabilizimit të rajonit dhe të Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *