Gazetari Artan Hoxha dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme regjitstrimin origjinal të 21- janarit, që sipas tij provon se urdhëri për të vrarë katër protestues në bulevard erdhi nga zinxhiri komandues i gardës.
“Është një kasetë diktofoni, është dorëzuar origjinale që të bëhet edhe verifikimi, edhe materiali i parë që kam dorëzuar me sa di nuk është ekspertuar ende se nuk ka laboratorë, kështu që besoj se do bëhet jashtë. Është audio origjinale ku dëgjohet qartësisht dhe cilësisht urdhrat e dhëna nga komandanti i gardës kur kanë ndodhur vrasjes në 21 janar”, tha Artan Hoxha.
Ai kërkon zbardhjen e së vërtetës për demonstratën e dhunshme të 21 janarit.
“Ka një problem shumë të madh se jemi në vitin e 16-të dhe shumë vepra penale mund të jenë parashkruar. Burimi në këtë rast jep informacion mbi vrasjet e ndodhura në bulevard, është shumë i rëndësishëm mbrojtja e burimit, se ka denoncuar një krim shtetëror, ka bërë një shërbim shumë të madh pasi gjykatat e mëparshme i kanë cilësuar vrasje nga pakujdesia. Vrasjet janë bërë me urdhër dhe kishte një hierarki që komandonte gardën, është shumë i rëndësishëm mbrojtja e burimit, se denoncon një krim shtetëror”, theksoi Hoxha.
Procedimi penal është regjistruar për tri akuza të rënda “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, Shpërdorim detyre dhe Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ndërkohë edhe predha që i mori jetën protestuesit nga Lezha Aleks Nikës do të vendosë se çfarë ka ndodhur 21 janarin e 2011. Por për këtë pritet përgjigjja e ekzaminimit shkencor nga autorietet në Romë.
Që në 15 korrik të vitit të 2024 që SPAK u detyrua nga Gjykata e Lartë të rihapë dosjen e 21- janarit për herë të parë kanë dëshmuar zyrtarët më të larta të shtetit për kohën. Prokuroria Speciale ka marrë dëshminë e kryeministrit të kohës Sali Berisha, numit dy të tij, Ilir Meta, të ministrit të brendshëm, Lulzim Basha dhe të presidentit të atëhershëm, Bamir Topi. Duke thirrur zinxhirin më të lartë shtetëror organi i akuzës kërkon të zbardhë rolin e secilit, nëse është implikuar ndonjëri në dhënien e urdhërit për të shtënë mbi protestuesit./vizionplus.tv





