Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Sulmet ruse me dronë dhe raketa vrasin 17 persona...

Berisha: Rama ka disbursuar me 8.5 milionë lekë kompaninë...

Dosja “Epstein” rikthehet në qendër të vëmendjes, kryeministri i...

Flakët “përpijnë” pyjet në Shqipëri, avioni i parë zjarrfikës...

Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen mbi 1,600 persona

Kush mban përgjegjësi për fluksin e lartë të emigrantëve...

Emocionuese/ Një lagje e tërë në festë për djalin...

Senatori amerikan: Putin është bandit! Rusia duhet të mbaje...

Rusia kryen një nga sulmet më të rënda të...

Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston...

Dorëhiqet kryeministri i Francës, Macron i jep dy ditë kohë që të shpëtojë Qeverinë

6 Tetor 20:48

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i dha kryeministrit Sebastien Lecornu, dy ditë kohë që të shpëtojë ekzekutivin, pasi kryeministri dha dorëheqje më pak se një muaj pasi mori këtë detyrë.

Më herët gjatë së hënës, Lecornu dha dorëheqje 14 orë pasi emëroi Qeverinë e tij dhe pritej që pasdite të mbante mbledhjen e parë të kabinetit.

Më pas, Macron mbajti bisedime me Lecornu në mbrëmje dhe i dha dy ditë kohë që të arrijë një plan për “stabilitetin” e shtetit, tha Zyra e Macronit.

Një zyrtar presidencial, që kërkoi të mos identifikohej, tha se Macron i ka ngarkuar Lecornun “të zhvillojë negociatat përfundimtare deri të mërkurën në mbrëmje për të përcaktuar një platformë veprimi dhe stabiliteti për vendin”.

Lecornu shtoi në platformën X se “kam pranuar, me kërkesë të presidentit, të mbaj diskutimet përfundimtare me forcat politike për stabilitetin e vendit. Të mërkurën në mbrëmje do t’i komunikoj kreut të shtetit nëse kjo është e mundur apo jo, në mënyrë që ai të mund të nxjerrë të gjitha përfundimet e nevojshme”.

Macron është “i gatshëm të marrë përgjegjësitë” në rast se diskutimet dështojnë, tha zyrtari presidencial, duke iu referuar mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Lecornus bëhet kryeministri që ka qëndruar më së paku në krye të ekzekutivit në Francën moderne, pasi dha dorëheqje 27 ditë pas emërimit.

“Nuk janë përmbushur kushtet që unë të kryejë funksionin si kryeministër”, tha Lecornu mëngjesin e 6 tetorit, duke përmendur si arsye “oreksin partiak” të fraksioneve që, sipas tij, e kishin detyruar që të jepte dorëheqje.

Me pasigurinë në Francë që po shkakton tronditje në mbarë Evropën, një zëdhënës i Qeverisë gjermane tha se “një Francë e qëndrueshme” përbën “një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin në Evropë”.

Dorëheqja e Lecornut e thellon krizën politike që ka mbërthyer Francën për më shumë se një vit, pas zgjedhjeve të verës së vitit 2024, të thirrura nga presidenti Macron, të cilat përfunduan me një Parlament të bllokuar.

Pas njoftimit të Lecornu, tregu i aksioneve në Paris pësoi rënie, me indeksin e aksioneve kryesore që ra rreth 1.4 për qind.

Thellimi i krizës politike vjen para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027, të cilat pritet të jenë të rëndësishme për të ardhmen e politikës franceze, në kohën kur ekstremi i djathtë nën udhëheqjen e Marine Le Pen, po e ndien se e ka shansin më të mirë ndonjëherë që të marrë pushtetin.

Le Pen tha se do të ishte vendim “i mençur” që Macron të jepte dorëheqjen, por gjithashtu bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat i quajti “absolutisht të domosdoshme”.

Lecornu, i cili u emërua muajin e kaluar, ishte kryeministri i pestë i Macronit brenda dy vjetësh.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Francë Macron

Nga e njëjta kategori

Sulmet ruse me dronë dhe raketa vrasin 17 persona në Ukrainë

më shumë...

Berisha: Rama ka disbursuar me 8.5 milionë lekë kompaninë e Ermal Beqirit

më shumë...

Zjarr në pyllin me pisha në Selenicë të Vlorës, era përhap flakët në varrezën e makinave

më shumë...

Arsyeja/ Ja pse i kontrollojmë telefonin partnerit/es

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:52

Sulmet ruse me dronë dhe raketa vrasin...

12:33

Berisha: Rama ka disbursuar me 8.5 milionë...

12:23

Zjarr në pyllin me pisha në Selenicë...

12:13

Arsyeja/ Ja pse i kontrollojmë telefonin partnerit/es

11:38

Dosja “Epstein” rikthehet në qendër të vëmendjes,...

11:29

Meghan Markle feston 45-vjetorin, surprizon ndjekësit me...

11:27

Flakët “përpijnë” pyjet në Shqipëri, avioni i...

11:25

Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen mbi...

11:19

Kush mban përgjegjësi për fluksin e lartë...

11:09

Emocionuese/ Një lagje e tërë në festë...

11:09

Të mbyllur në bagazhin e makinës, policia...

10:48

Kakavijë, mbi 166 mijë pasagjerë kaluan kufirin...

10:42

Mallakastër/ Përparon zjarri, forcat e ushtrisë së...

10:11

Mashtronin të huajt si të rifitonin paratë...

10:04

E doni shalqirin? Shkenca ka zbuluar dobi...

9:58

Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Rrogozhinë,...

9:43

Punime për zgjerimin e mbikalimit të Rinasit,...

9:29

Senatori amerikan: Putin është bandit! Rusia duhet...

9:19

Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e...

9:09

Kontrolle blic në Fier, Policia shton masat...

Më të klikuarat

  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e ministres itali...
  • “Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi gabimisht biletën...
  • Altin Dumani i kallëzuar në Itali nga grupi “ÇelajR...
  • DETAJE/ Vrasja e të riut shqiptar në Itali, ish e dashura e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.