E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Politikë

Dorëhiqet deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi

Deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij në Parlament. Përmes një letre, ai sqaron se ka vendosur që të mos kandidojë për një mandat të tretë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gaçi shkruan se  mirënjohja dhe kontributi i tij per vendin dhe Partine Socialiste, nuk mbyllet me këtë vendim.

 

Përkundrazi, jane te pafundme dimensionet dhe hapësirat per cilindo qe do te kontribuoje, te cilat nuk kushtëzohen e as nuk mund te mbyllen vetëm ne sallën e Parlamentit, shkruan deputeti. Artan Gaçi shprehet i bindur se mazhoranca do t’ia dale te kapërcejmë edhe këtë situate te vështirë, ku tentojnë ta fusin vendin jo vetëm drejtuesit e Partisë Demokratike, por te gjitha forcat e errëta antishqiptare te aktivizuara ne maksimum, per te bllokuar këtë rilindje historike te shqiptareve ne Ballkan.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë