E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dorëhiqet Canaj, u kërcënua për aktivizimin e lojtarëve

Klubi Vllaznisë ka zhvilluar një mbledhje këtë të mërkurë pas anulimit të stërvitjes dhe kërcënimeve të bëra në drejtim të stafit teknik.

 

Reklamë

Mësohet se mbledhja u zhvillua nën drejtimin e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi ndërsa ishin preznetë tekniku Agim Canaj administratori klubit Suad Lici, si dhe drejtori sportiv Engin Firat.

 

Gjatë kësaj mbledhje tekniku Canaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra dhe pse kishte vetëm një javë që e kishte marrë.

 

Në kushtet e presionit Canaj është sprehur se e ka të pamudnur që të vijojë detyrën.

 

Tekniku Agim Canaj si dhe pjesa tjetër e stafit teknik u kërcënuan nga persona jashtë klubit në lidhje me lojtarët që duhet të luajnë në formacion.

 

Kërcënimet dhe presionet tek Vllaznia duket se janë kthyer në normalitet pasi edhe ish-tekniku Ernest Gjoka e ka vuajtur këtë problem sezonin e kaluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë