8 mjeke specialist te urgjencës se QSUT, paralajmëruan dorëheqjen për shkak te kushteve te vështira me te cilat ata përballen çdo ditë.

 

Kjo është shkresa e firmosur prej tyre, e cila do ti drejtohej ministres se shendetësisë, kryeministrit dhe presidentit.

 

Ne letër shkruhej se ne QSUT nuk po zbatohen kushtet e punës sipas kontratës, te sëmuret qëndrojnë mbi 48 ore ne urgjence ,për mungese vendesh ne pavione dhe mbingarkese si pasoje e moszbatimit te urdhrave. Nisur nga kjo, mjeket kane dhëne dorëheqjen, duke njoftuar 30 dite përpara, sipas kodit te punës.

 

Një nga mjeket te cilët ka firmosur këtë letër, është Petrit Vargu. Ai tregon kushtet e vështira me te cilën përballen mjeket ne urgjencën me te madhe ne vend.

 

Por letra, edhe pse nuk arriti ne zyrën e kryeministrit, vuri ne lëvizje ministrinë e shëndetësisë. Zëvendësministrja Mira Rakacolli, takoi me urgjencë mjekët specialist, pa praninë e mediave.

 

Pas bisedës, ministria zgjodhi të shpërndajë për mediat prononcimin e drejtuesit të urgjencës, ndërsa nuk sqaroi se si do të zgjidhej kjo çështje.

 

“Sikurse e shikoni edhe vetë situate është e ngarkuar me shumë të sëmurë,  jo vetëm të Tiranës  por nga e gjithë Shqipëria. I kalon kapacitetet e shërbimit tonë, shtohet ngarkesë e madhe për personelin. Në këto kushte gjithë stafi i shërbimit të urgjencës ka shkruar një peticion për drejtorin e urgjencës, por që akoma nuk është dorëzuar në drejtori, nuk është bërë akoma zyrtare, me kërkesat tona për të rregulluar gjendjen. Është një problem që ka ekzistuar, por që është thelluar  këto ditët e fundit duke bërë pothuajse të pamundur vazhdimësinë e punës nga ana jonë. Por janë probleme që ne kërkojmë ti zgjidhim punët nëpërmjet njëri-tjetrit, me forcat tona të brendshme”.

 

Mjeku tha se kjo situate nuk do te ndikoje ne shërbimin qe urgjenca do te japë për qytetaret.

 

“Shërbimi është njësoj siç ka qenë edhe më parë, siç e shihni ne të gjithë jemi në punë , por ngarkesa e punës është tejet e madhe. 24 orë pa ndërprerje”.

 

QSUT, është një nga institucionet qe po përballet vazhdimisht me largimin e mjekeve specialist drejt Europes, apo instucioneve private, dhe kjo sipas bluzave te bardha behet me arsyen se ne qendrën spitalore  me te madhe universitare ne vend, mungojnë kushtet baze për te punuar dhe pagat janë te ulëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *