“Dorëheqjen duhet ta jepte Sali Berisha”/ Basha këmbëngul: Nuk tërhiqem nga beteja për…

Në konferencën për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se asnjë kryetar partie nuk ka pse të japë dorëheqjen vetëm se Sali Berisha shpallet non- grata, ndërsa shtoi se fokusi i PD është largimi i qeverisë Rama.
“Dorëheqjen duhet ta jepje Sali Berisha që të ruante figurën e vet. Ai vendosi rrugën që vendosi dhe PD ndërmori vendimet e tij. Fokusi nuk është e shkuara, ne kemi një të ardhme përballë, që është qeveria më e korruptuar e Europës. Do luftojmë që Shqipëria të kthehet në një vend normal. Me ta e kemi betejën. Nuk kam ndërmend të tërhiqem një milimetër nga kjo betejë.”
Sa iu përket aferave korruptive lidhur me inceneratorët, ai u shpreh i bindur se do t’i shkojë deri në fund denoncimeve. Në një vend normal, theksoi lideri demokrat, kryeministri duhet të jepte dorëheqjen sepse janë vjedhur para nga taksat e shqiptarëve.
“Çështja e inceneratorëve që për fat të keq me gjithë përpjekjet tona vazhdon dhe fshihet apo ngrin ka shumë vështirësi të transportohet, është çështja që duhet të kishim nëse do të ishim një shtet normal, të kishim një kryeministër të dorëhequr. Nuk do i ndalemi kësaj çështje. Pasi kemi depozituar në SPAK këtë aferë, do e çojmë këtë gjë deri në fund. Mbështetja që i kemi dhënë këtij hetimi është arsyeja se përse kjo aferë u hetua. Nuk do të ndalemi derisa personi më i lartë në detyrë që sipas bindjes sonë është kryeministri, të japin përgjegjësi ndaj shqiptarëve.”




