Dorëheqja e Thaçit/ Kryemadhi: Ata që nuk iu trembën Millosheviçit, s’ka drejtësi që mund t’i ulë

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit të Kosovës, ka ardhur reagimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi shprehet se ata që nuk iu trembën Millosheviçit, nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë.
“Djemtë dhe vajzat e Kosovës së pafajshme u përfshinë në një luftë të padëshiruar, e certifikuar si e drejtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe që u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës. Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë. Si edhe më parë, shpreh bindjen e palëkundur se e drejta do të triumfojë përsëri!”
Largimin nga ky post i lartë e konfirmoi vetë Hashim Thaçi nëpërmjet një dalje publike.
Dorëheqja e Hashim Thacit vjen pas konfirmimit të aktakuzave ndaj tij nga ana e Prokurorisë Speciale të Hagës.




