Avokati Redi Ramaj tha se ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama në pushtetin vendor është një shkelje e ligjit.
I ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, avokati nënvizoi se Rama jep direktiva nga qendra, pa marrë miratimin e personave që i kanë zgjedhur.
“Është një shkelje ligjore që kryeministri të ndërhyjë te pushteti vendor. Kryeministri ka vetëm një kompetencë, mund të ndërhyjë për të larguar drejtorët e bashkisë, jo nëndrejtorët. Kryeministri, përveçse në një lajthitje të tij, është edhe në shkelje të ligjit.
Këta persona janë njerëz të zgjedhur nga populli. Një ditë të bukur u kërkon dorëheqjen, pa marrë miratimin e personave përkatës. Jep një direktivë nga qendra. Kjo situatë më duket paradoksale. Më duket eufori, sepse ka kaluar 12 vite në pushtet dhe mendon se tani ka fuqinë të bëjë çfarë të dojë”, tha avokati Ramaj.
/vizionplus.tv





