E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dorëheqja e Bashës/ Ambasada e Britanisë: Inkurajojmë një proces zgjedhor të brendshëm të lirë

Ambasada e Britanisë ka reaguar për vendimin e dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

 

Reklamë

Ambasada britanike inkurajon një proces zgjedhor të brendshëm të lirë dhe të ndershëm, që të lejojë PD-në të ecë përpara, në mbështetje të së ardhmes Euro-Atlantike të Shqipërisë

 

“Respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike. Ne inkurajojmë tashmë një proces zgjedhor të brendshëm të lirë dhe të ndershëm, që të lejojë PD-në të ecë përpara, në mbështetje të së ardhmes Euro-Atlantike të Shqipërisë. Çdo demokraci ka nevojë për një opozitë të fortë, që mban përgjegjëse qeverinë dhe ofron një alternativë sa më të mirë për qytetarët. Të gjitha partitë politike duhet të promovojnë dhe zgjedhin përfaqësues me standardet më të larta etike dhe profesionale”, thuhet në reagim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë