Presidenti Donald Trump ka konfirmuar pretendimet e tij për të blerë ishullin e Groenlandës.

 

Duke folur për gazetarët ai ka specifikuar se mes shumë gjërave që mund të bëhen ky nuk është prioritet por është një mundësi e artë strategjike.

 

DONALD TRUMP

 

PRESIDENT I SHBA

 

“Danimarka është aleati ynë dhe shpenzon shumë për menaxhimin ekonomik të ishullit ndërsa për ne do të ishte një blerje strategjike. Prandaj mendojmë se do të gjenim mirëkuptim, megjithatë ne do të flasim për këtë në takimin e ardhshëm në Poloni, edhe pse nuk është ky qëllimi i vizitës. Ne do ta marrim në konsideratë këtë mundësi, pse jo.”

 

Ndërkohë kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen e ka etiketuar idenë e shitjes së Groenlandës si absurde.

 

“Sugjerimi i shitjes së Groenlandë nuk do të jetë në tryezë asnjëherë. Groenlanda nuk është Daneze por i përket vetes. Shpresoj fuqimisht se ky pretendim nuk merret seriozisht”, – tha Frederiksen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *