E martë, 22 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Donald Trump i shpall gazetarët armiq të popullit

 

Trump ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme mediat para dhe gjatë presidencës së tij.  Ai i ka shpallur gazetarët si armiq të popullit. Rasti i fundit  vjen pasi vajza e tij Ivanka u distancua nga kritikat e babait të saj ndaj mediave.

 

E pyetur në një intervistë nëse ajo mendon se mediat janë armik ajo u përgjigj prerë JO.  I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit amerikan Donald Trump  në twitter.

Reklamë

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Ata e pyetën vajzën time Ivanka nëse mediat janë armiku i popullit apo jo. Ajo tha jo. Ky është lajm i rremë, që është një përqindje e madhe e mediave, që është armiku i njerëzve!”

Më pas ekspertët e OKB me anë të një deklarate paralajmëruan se sulmet ndaj mediave të Presidentit amerikan Donald Trump rrisin rrezikun e dhunës kundër gazetarëve.

 

Në një deklaratë, ekspertë nga Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut e quajtën strategjike dhe thanë se kritikat ndaj mediave dëmtuan lirinë e shtypit si edhe faktet e verifikueshme.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë