E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Donald Trump akuzon Obamen para fjalimit në kongres

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar nje akuze te forte ne drejtim te paraardhësit te tij Barak Obama, duke thene se beson qe ai dhe njerëzit e tij qëndrojnë pas vales se fundit te protestave ne këshillat bashkiake te qyteteve, si edhe publikimit te dokumenteve te sigurisë kombëtare. I ftuar ne emisionin e mëngjesit ne “Fox News” diten kur pritet te mbaje edhe fjalimin e tij te para ne Kongres, Trump nuk dha prova ne akuzat per paraardhësin e tij.

 

“Mendoj se pas kësaj qëndron presidenti Obama. E di qe njerëzit e tij i kane organizuar. Ne fund te fundit kështu e ka politika dhe mendoj se këto protesta do te vijojnë. Gjithashtu di qe u janë shpërndare mediave disa materiale nga Shtëpia e Bardhe.”

 

Megjithe insistimin e moderatorëve, Trump nuk u ndal gjate ne kete çështje, ndërsa foli edhe per planet e tij per rritjen me 10 perqind te shpenzimeve per mbrojtjen ne vitin 2018. Presidenti deklaroi se synimi i tij primar eshte rigjallërimi i ekonomisë, përmes krijimit te me shume vendeve te punës per amerikanet. I pyetur sesi synon ta beje këtë, Trump theksoi se largimi i nje pjese te emigranteve te paligjshëm do te krijoje me shume hapësira per qytetaret amerikane. Ndërkohe, ish-presidenti Xhorxh W. Bush, ne nje interviste per Fox News, ka deklaruar se nje muaj është shume pak per te gjykuar punën e Trump. Presidentit i duhet dhene kohe dhe besim per te realizuar programin e tij, theksoi republikani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë