Subscribe

Ky sezon turistik duket se ka sjellë një trend të ri. Nuk ka më ture kulturore turistësh nga Europa.

 

Ne jemi prekur shume, pasi s’ka më ture kulturore nga turistë të Europës Perëndimore. Në u gjendëm të papërgatitur me këtë situatë pasi puna jonë ishte fokusuar tek turisti europian, i cili këtë sezon mungon”, thotë Xhimi Lama, turoperator.

 

Nisur nga kjo situatë, ajo çka po dominon në këtë sezon thonë operatorët është turizmi individual, pra ai sporadik.

 

“Trendi i ri është turizmi sporadik. Më parë ishim tek ai i organizuar, tani po dominon ai individual, ose le të themi ai i pakontrollur. Kemi tre chartera në javë që vijnë nga Dubai dhe për ne ky është një turist i panjohur”, shpjegon Lama.

 

Këto muaj vere kanë shënuar një bum të turistëve që kanë ardhur për të kaluar disa ditë pushime në vendin tonë, një lajm pozitiv ky pas një viti të vështirë si ai i 2020.

 

“Ka një fluks të lartë të turistëve që kanë ardhur këto muaj, aeroporti mund të them pa frikë se është plot me ulje e ngritje chartereash dhe linjash e destinacione të reja. Ndërsa, thuajse të gjitha njësitë akomoduese nga veriu në jug janë të prenotuara.”

 

Operatorët turistikë thonë se problemi kryesor është pastrimi i plazhit nga mbeturinat. Njësitë vendore këtë verë kanë neglizhuar në ofrimin e këtij shërbimi që krijon një imazh aspak pozitiv në sytë e turistëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *