E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dom Ernest Troshani shpallet kardinal

Selia e shenjtë ka shpallur Dom Ernest Troshanin, kardinal. Dekreti mban firmën e papa Françeskut, i cili ka takuar priftin shqiptar gjatë vizitës së tij në Tiranë, më 21 shtator të 2014-ës. Gjatë meshës në katedralen e Shën Palit në Tiranë, Dom Ernest Troshani, i rrëfeu atit të shenjtë persekutimin komunist dhe gjithë kalvarin që kishte kaluar gjatë asaj periudhe. Shpallja kardinal të Ernest Troshanit, është vlerësimi që Vatikani i bën klerit katolik shqiptar. Ernest Troshani bëhet kardinali i dytë shqiptar, pasi para tij, Mikel Koliqi, mbante të njëjtin titull. Ndërkohë që prillin e këtij viti, selia e shenjtë shpalli martirë të kishës 38 priftërinj shqiptarë, të persekutuar gjatë regjimit komunist.

 

 

Më shumë video

Reklamë