E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Doli pozitive pas vdekjes/ E moshuara që vdiq në Sanatorium, me disa sëmundje

Gjatë orëve të fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi”humbi një 82-vjeçare. Gentjana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se e moshuara vuante nga një sërë sëmundjesh dhe se pas vdekjes ka dalë pozitive edhe me koronavirus.

Duke mos dhënë një përgjigje të prerë nëse mund të quhet viktima e 34-ët nga koronavirusi në vendin tonë, Qirjako tha se analizat për të kuptuar se çfarë u bë shkak për vdekjen po vijojnë.

“Në lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qenë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë