E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më, i moshuari shqiptar goditet për vdekje nga treni në Itali

Vajza e tij e kërkonte prej ditës së djeshme në mediet sociale.

“Ne po kërkojmë babanë tim që doli nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk u kthye në shtëpi. Nëse dikush e sheh atë, kishte veshur pallto kafe, ec ngadalë”, thuhej në njoftimin e familjarëve.

Reklamë

Por Xhevdet Zena, 73 vjeç , me origjinë shqiptare dhe me banim në Robbio, u përplas rreth orës 18:00 nga treni që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli, pranë Castelnovettos.

Ai po ecte anës rrugës, në errësirë. Zena i kishte thënë familjarëve se do të shkonte në Nicorvo me tren, nga Robbio, dhe pastaj do të bënte një shëtitje dhe do të kthehej në këmbë.

Reklamë

Pas goditjes nga treni, i moshuari humbi jetën pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit.

Policia italiane po heton për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë