Fitorja e Anxhela Peristerit në Festivalin e Këngës, duket se nuk është pritur mirë nga disa kolegë të saj të cilët nuk kanë rënë dakord me çmimet. Rosela Gjylbegu, Ines Neziri, Kliti Collaku nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale janë shprehur të zhgënjyer nga ky fakt.

 

E ftuar ne emisionin “Jonida’s room” në Vizion Plus Anxhela Peristeri foli për herë të parë pas polemikave të krijuara mes këngëtarëve duke u shprehur se nuk ishte e prekur nga reagimet e kolegëve sepse karriera dhe vitet flasin shumë mirë se cfarë mund të bëjë ajo në skenë.Madje këngëtarja shtoi se për të nuk kanë rëndësi duke refuzuar ti quajë kolegë.

 

“Për çmimin e parë më kanë thënë që ka reaguar një kolege,nëse mund të jetë kolege.Në çdo çmim të parë ka reagime, do thonë që e ka blerë, nuk e  meriton ndërkohë kur e fitojnë vetë e kanë me meritë. Unë mendoj që karriera ime dhe vitet e mia  flasin shumë mirë për mua,nëse e meritoj apo jo një çmim dhe nuk pres të ma thonë njerëz që nuk kanë asnjë lloj rëndësie për mua. Ata që për mua kanë rëndësi ma kanë shprehur dhe e vlerësoj”, u shpreh këngëtarja

 

Anxhela Peristeri zbuloi gjithashtu se është duke u përgatitur për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion ku do të bashkëpunojë me artistë ndërkombëtarë për performancën në skenën e muzikës Europiane. Megjithëse nuk dha detaje për kë bëhet fjalë, këngëtarja tha se do të jetë shumë afër Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *