Subscribe

“Ekonomia po hyn në një fazë të re zhvillimi”.

Kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama gjatë konferencës tradicionale të fundvitit ku bëri një pasqyrë të vitit 2023. Sa i përket aspektit ekonomik, Rama tha se rritja i kaloi pritshmëritë, ndikuar edhe nga bumi i madh i turistëve që hynë në vendin tonë përgjatë vitit që lamë pas.

Ekspertja e ekonomisë, Erjola Hoxha në një bisedë në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova i vlerësoi pozitivisht ndryshimet që kanë ndodhur në aspektin ekonomik. Ajo vlerësoi faktin që Shqipëria doli nga lista gri e pastrimit të parave.

Hoxha: Sfidat dhe risqet e vitit 2024 lidhen me parashikimet, zhvillimet, punët ekonomike të pabëra dhe pritshëmritë e tyre në vitin 2024. Kur flasim për bilance duhet të kemi përfundime. Ekonomia është në një fazë të re zhvillimi. Buxheti parashikon 7 mld shpenzime publike. Fundi i vitit ka pasur shpenzime pozitive. Raporti i MONEYVAL ka nxerrë Shqipërinë nga lista gri e pastrimit të parave dhe luftën kundër korrupsionit. Nuk do të thotë që gjithça është rregulluar, por fakti që ne kemi bërë disa hapa para duhet përshëndet 

A rrezikojmë të kalojmë sërish në listën gri?

Hoxha: Raportet janë 6 mujore ose 1-vjeçare. Nëse në qershor do të shihet se nuk janë marrë masa, jo vetëm që mund të zhvendosemi në listën gri, por edhe në listën e zezë.

Çfarë po ndodh me rritjen e pagave në administratë?

Hoxha: Është përfolur, ligji është miratuar në vitin 2023 dhe është me efekte prapavepruese. Në 1 prill efektet ligjore dhe financiare hyjnë në fuqi. Nuk prek të gjithë nivelin e pagave fasha 900 euro. Paga mesatare është mesatarja e totalit të pagave duke filluar nga hierarkia më e lartë deri në atë më të ulët në administratën shtetërore. Është një interpretim financiar që duhet sqaruar.

Sa i përket rritjes së të ardhurave të shqiptarëve, ekspertja tha se duhen eleminuar tatimet e dyfishta dhe duhet ulur përqindja e taksave.

Hoxha: Si do rriten të ardhurat e qytetarëve. Duke ulur % e taksave dhe tatimeve apo duke hequr tatimet e dyfishta. Ministri Mete ka theksuar se prioriteti do të jetë heqja e taksimeve të dyfishta dhe ulja në nivele që të jetë e përballueshme nga të gjithë qytetarët.

Efekti i investimeve të huaja

Hoxha: 2023 në shifra reale ka pasur një përmirësim në krahasim me vitin 2022. Flasim për nivelin 8.9% të rritjes së investimeve publike në vendin tonë. Nëse ne nuk funksionojmë si shtet ligjor, investimet e huaja mund të arrijnë në nivele të ulëta sepse letrat drejtuar ambasadës aemrikane dhe ankesat kanë qenë të shumta gjatë këtij viti. Rritjen e nivelit të investimeve të huaja për vitin 2024 do doja ta përqendronim te barazia e tenderave. Koncesionet kanë nevojë shumë për përmirësim sepse bëhen monopol. Do doja shumë që ky sektor të kishte më shumë drejtësi dhe barazi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *